KRONIKËSTAR CHANNEL
Shp*rthim me lëndë plasëse në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë Krujë, shkrumbohet edhe automjeti i tij

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak nga policia, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëmtime në banesë, ndërsa automjeti i parkuar pranë saj, në pronësi të të njëjtit shtetas, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për mbledhjen e provave, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të saj.




