KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr i fuqishëm shkrumbon resortin përgjatë aksit Sarandë–Syri i Kaltër

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele një resort përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër, në zonën e Mesopotamit.

Flakët kanë përfshirë të gjithë resortin, duke e shkrumbuar thuajse plotësisht. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Hetimet dhe verifikimet në vendngjarje pritet të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes dhe origjinën e flakëve.

Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit, duke u kthyer në një pikë të njohur përgjatë aksit rrugor që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zjarri në resortin e Sarandës vjen në një mëngjes të shoqëruar edhe nga një tjetër incident i rëndë, ai i regjistruar në një hotel në Lungomaren e Vlorës.

Nga zjarri në Vlorë janë lënduar 6 persona, 5 prej të cilëve janë transportuar për trajtim të specializuar në Tiranë, ndërsa dy prej tyre raportohet se kanë pësuar djegie të rënda.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e të dyja ngjarjeve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button