KRONIKËSTAR CHANNEL

Kush është Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen e turistit francez në Ksamil

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez u gjet i vrarë pranë një lokali, policia vijon kërkimet për kapjen e Sokrat Vatës, 29 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

Vata, shtetas shqiptar dhe banues në Has, dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas konfliktit që përfundoi me vdekjen e turistit francez.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por emri i 29-vjeçarit nuk është i panjohur për autoritetet britanike. Ai rezulton të jetë përfshirë më herët në disa çështje penale në Angli.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave nga autoritetet britanike, në vitin 2023 Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Reklama në FieriWeb

Në prill të vitit 2024, ai u përfshi në dy raste të veçanta ndjekjesh policore në Kent dhe Cambridge.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Më 13 prill 2024, në Kent, Vata dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Gjatë largimit, ai përmbysi automjetin që drejtonte dhe u largua nga vendngjarja. Në automjet u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore në Cambridge, ku po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur.

Pas ndjekjes në disa rrugë të qytetit, Vata dyshohet se u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Policia e gjeti më vonë të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Sipas të dhënave britanike, Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës.

Tashmë, 29-vjeçari është në kërkim nga autoritetet shqiptare si i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçarit francez në Ksamil.

Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button