KRONIKËSTAR CHANNEL

E Rëndë në Ksamil/ 20-vjeçari francez gjendet pa jetë, dyshohet se u godit me thikë

Ksamil – Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit, përpara një lokali.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:15, shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë), duke humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë dhe vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Hetimet vijojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button