AKTUALITETSTAR CHANNEL
I moshuari rezulton i humbur në Fier, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Një i moshuar nga Fieri, i njohur si Gjysho Heqimaj, rezulton i humbur, ndërsa familjarët kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e tij.
Sipas informacioneve të familjarëve, i moshuari është parë për herë të fundit duke lëvizur nga Sheqi në drejtim të Mbrostar Urës, në Fier.
Për zhdukjen e tij është bërë denoncim edhe në polici, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Familjarët apelojnë për këdo që mund ta ketë parë ose që disponon informacion për vendndodhjen e të moshuarit, të kontaktojë urgjentisht në WhatsApp në numrin:
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm. Ju lutemi, shpërndajeni njoftimin për të ndihmuar në gjetjen e tij.




