KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja nga vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë, dyshohet konflikt për një vajzë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

I riu u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e një plazhi pranë një lokali. Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës, mësohet se 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Për shkak të plagëve të marra, dyshohet se vdekja ka qenë e menjëhershme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mësohet se Miguel Mendes kishte mbërritur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë, për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, 29-vjeçari Sokrat Vata, i identifikuar nga policia si autor i dyshuar, mësohet se ishte i punësuar si roje plazhi në hotelin “Pronciopotes”. Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi dhe policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se në qendër të konfliktit mund të ketë qenë një vajzë.

Ky element mbetet për t’u verifikuar nga grupi hetimor.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Sokrat Vata vijon të jetë në kërkim nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button