LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Levan të Fierit autori i dyshuar i vrasjes në Ksamil, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti

Arrestohet në Levan të Fierit Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në Ksamil.
Sipas informacioneve paraprake, Vata është lokalizuar nga policia në Levan, ku dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes.
29-vjeçari, banues në Has, ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku 20-vjeçari francez u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit.
Miguel Mendes dyshohet se u godit disa herë me thikë në shpinë dhe kraharor. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa në qendër të konfliktit mund të ketë qenë një vajzë.
Policia ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.




