ZJARRI RIKTHEHET NË PESHTAN, NË TË NJËJTIN VEND KU RA PARA NJË JAVE

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Peshtan Bregas, në lagjen Saliaj, pikërisht në të njëjtin vend ku një zjarr ishte raportuar edhe rreth një javë më parë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë 3 mjete zjarrfikëse dhe 11 forca zjarrfikëse. Në operacion janë angazhuar gjithashtu 2 punonjës të Shërbimit Pyjor dhe 2 forca të Emergjencave Civile.
Pas shuarjes së flakëve, një mjet zjarrfikës është lënë në zonë për monitorim, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të vatrave.
Fakti që zjarri është rikthyer në të njëjtin vend brenda pak ditësh ngre shqetësim dhe kërkon verifikimin e shkaqeve nga organet kompetente.




