KRONIKËSTAR CHANNEL

Po kthehej nga puna, makina e përplas dhe e lë në rrugë/ babai i tre fëmijëve gjendet i pajetë pas 4 orësh

Një 41-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në aksin Shkozet–Shijak, në Rrashbull, pasi u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë.

Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur, dyshohet se u aksidentua rreth orës 02:00, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hasani qëndroi për më shumë se katër orë në rrugë, derisa rreth orës 06:00 u gjet nga një kalimtar, i cili njoftoi autoritetet. Në atë moment, 41-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake, Hasani po kthehej nga puna kur ndodhi aksidenti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia vijon hetimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili u largua pas përplasjes.

Familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button