KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – 1,076 masa administrative dhe 7 procedime penale gjatë kontrolleve rrugore

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, me përdorimin e pajisjeve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë javës së fundit janë proceduar penalisht 7 shtetas. Një prej tyre është arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 4 drejtues janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Dy të tjerë janë proceduar për përfshirje në aksidente rrugore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të kontrolleve parandaluese janë vendosur gjithsej 1,076 masa administrative, konkretisht:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • 888 për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe autostradën A2;
  • 17 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
  • 44 për parakalim të gabuar;
  • 11 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 107 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Reklama në FieriWeb

Policia Rrugore Fier apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur jetën e shëndetin e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button