KRONIKËSTAR CHANNEL

I moshuari shpëtohet nga mbytja në plazhin e Semanit, ndërhyrja e rojeve bregdetare i shpëton jetën

Një 70-vjeçar nga Lushnja, i cili po pushonte së bashku me familjen në plazhin e Semanit, është shpëtuar nga mbytja falë ndërhyrjes në kohë të dy vëzhguesve të plazhit.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas të dhënave paraprake, dy vëzhguesit e pranishëm pranë plazhit publik kanë konstatuar se pushuesi dilte dhe zhytej në ujë në mënyrë të përsëritur dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga deti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas nxjerrjes në breg, vëzhguesit kanë ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së parë, duke bërë të mundur stabilizimin e frymëmarrjes së 70-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rreth 25 minuta më vonë, një autoambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar pushuesin drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb

Pas trajtimit, gjendja e tij është stabilizuar dhe rreziku për jetën ka kaluar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërhyrja e shpejtë e vëzhguesve të plazhit rezultoi vendimtare në shpëtimin e jetës së pushuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button