POLITIKËSTAR CHANNEL

Sezoni i ri politik, Rama 2 ditë takime në Pogradec! Sot me drejtuesit politikë, të hënën me ministrat! Në ‘sitë’ puna e deritanishme dhe prioritetet

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama mbledh ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, sot dhe nesër. Takimet do të mbahen në ambientet e të jashtme të vilës qeveritare buzë liqenit.

Reklama në FieriWeb - “”

Këtë të dielë, takimet do të jenë me 12 drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët të raportojë mbi situatën në zonën që mbulojnë. Në fokus të këtij takimi, ku do të jenë edhe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, do të jetë edhe dokumenti Besa.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të hënën, kreu i qeverisë do të takojë ministrat në atë që njihet si një “retreat” , të cilët mësohet se do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.

Reklama në FieriWeb

Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button