KRONIKËSTAR CHANNEL

Palasë/ Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Ngjarja është raportuar rreth orës 13:40, pas një konflikti familjar në një vilë brenda një kompleksi në zonën e Palasës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, ndërsa për neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë ndërhyrjes në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi Ervis Kosova dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ervis Kosova është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button