“Po pres prej 5 orësh”, Rama i përgjigjet dëshirës së të moshuarit

Dëshira e një të moshuari nga Pogradeci për të takuar kryeministrin Edi Rama u bë realitet, pas një pritjeje prej rreth pesë orësh.
I moshuari kishte shprehur përmes një interviste për Euronews dëshirën për të takuar kryeministrin, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes rreth 7-orëshe me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, Rama u ndal për ta takuar.
Kryeministri ishte së bashku me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli, me të cilin i moshuari kishte kërkuar gjithashtu të takohej.
Ai kishte shprehur dëshirën për ta falënderuar kryebashkiakun për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më herët.
Takimi u zhvillua pas përfundimit të mbledhjes së gjatë të Ramës me drejtuesit socialistë, duke i dhënë fund pritjes disaorëshe të të moshuarit.




