POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama “skicon” Shqipërinë Sociale/ Kryeministri paralajmëroi një sërë nismash për strehimin dhe çmimet: Nis raport i ri qytetar-shtet dhe shtet-qytetar

Reflektimet, mësimet, protestat dhe mangësitë kanë nxjerrë në një konkluzion, Shqipërinë Sociale.

Reklama në FieriWeb - “”

Ky është vizioni i ri i kryeministrit Rama në fund të retreatit në Pogradec, pas takimeve me qeverinë, drejtuesit e PS dhe ata të administratës publike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ne duhet të bëjmë një Shqipëri Sociale. Sa më sociale për qytetarët shqiptarë. Kushtet janë, mundësitë janë, kemi dalë nga mbijetesa, sot flasim për pritshmëri. Dhe ne do bëjmë një Shqipëri që qytetari të jetë sa më pranë, kjo është të bësh një Shqipëri sociale”, tha kryeministri Rama.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si hap të parë të këtij vizioni, Rama paralajmëroi një paketë nismash, për strehimin dhe kontrollin e çmimeve të ushqimeve bazë në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb

“Më i spikaturi do të jetë programi i strehimit, që vjen si një gjë krejt e re. Dhe deri te një sërë programesh të tjera që prekin disa sektorë. Nuk kemi asnjë fare eksperiencë te fusha e çmimeve. As bëhet fjalë këtu që shteti të përcaktojë çmimet. Por do bëjmë transparencë të plotë për çmimet. Por ne po mendojmë një plan për çmimet bazë në Shqipëri, do e bëjmë dhe do e njoftojmë shumë shpejt”, nënvizoi Rama.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Rama foli sërish për “Pasqyrën Albania”, krijesa e parë e dokumentit Besa. Tha se do të përfshijë një gamë më të gjerë shërbimesh nga çfarë është menduar deri tani.

“Jemi përgatitur për një raport të ri qytetar-shtet dhe shtet-qytetar. Qytetarët do kenë mundësi të ankohen dhe ankesa t’u ndiqet në kohë reale për shërbimet. Kemi diskutuar për arsimin, shëndetësinë, këtu mund të përfshihet dhe gjyqësori. Do shihet se çdo pushtet është autonom, por është e drejtë e qytetarit të ankohet dhe të ketë transparencë”, u shpreh kryeministri.

Në fund, Rama nuk harroi pa komentuar edhe protestën. Injoroi grupimin aktual, por tha se mësimet u nxorën që në qershor.

“E drejta e tyre, këta që protestojnë sot, janë bërë si opozita e vetëasgjësuar, puna e tyre që të dalin aty derisa kanë fuqi paguese karburanti. Por sa kohë ajo protestë ishte qytetare, na ndihmoi të nxjerrim çfarë na mungon dhe mësime. Dhe ne do e çojmë këtë deri në fund”, tha ai.

Megjithatë, ky fund i gushtit mbetet pa surpriza. Qeveria apo partia do duhet të presë shtatorin për lëvizjet e reja, objektivi i Ramës tani është administrata.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të kësaj të hëne, Rama dëgjoi me vëmendje çdo ministër që raportoi në rresht të parë, por mesazhin e kishte për rreshtin e dytë, drejtuesit e institucioneve të administratës shtetërore.

Kush nuk ka arritur objektivat, sipas kryeministrit, duhet të largohet dhe të fillojë një etapë e re me rifreskim të administratës, me në krye dokumentin “BESA”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button