KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë | Konflikt mes një çifti të ri, bashkëshortja dyshohet se u godit me sëpatë në ballë
Një çift i ri është përfshirë në një konflikt në Vlorë, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.
E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe për dokumentimin e ngjarjes.




