AKTUALITETSTAR CHANNEL

Protesta e tretë në Patos, qytetarët kundër shkrirjes së Bashkisë

Për të tretën herë, qytetarë të Patosit kanë dalë në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.

Banorët kundërshtojnë ndryshimin e statusit administrativ të Patosit dhe kërkojnë që qyteti të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative.

Reklama në FieriWeb - “”

Protestuesit argumentojnë se Patosi ka historinë, ekonominë dhe të ardhurat e tij, duke veçuar veçanërisht industrinë e naftës, e cila prej dekadash përbën një nga aktivitetet kryesore ekonomike të zonës.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është largimi i shërbimeve administrative nga Patosi. Sipas qytetarëve, bashkimi me Fierin do të vështirësonte aksesin në shërbime, veçanërisht për të moshuarit, të cilët do të duhet të udhëtojnë drejt Fierit për dokumente dhe shërbime të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qytetarët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa kërkojnë që kundërshtimi i tyre të merret në konsideratë përpara çdo vendimmarrjeje për riorganizimin territorial.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button