KRONIKËSTAR CHANNEL

KSAMIL/ FUTI JET SKI-NË NË ZONËN E PUSHUESVE, GJOBË 500 MIJË LEKË DHE BLLOKIM I MJETIT

Një drejtues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë dhe mjeti lundrues është bllokuar nga Policia, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në det dhe është futur në zonën ku po laheshin pushuesit në Ksamil.

Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Policisë, shërbimet konstatuan një mjet lundrues Jet Ski që kishte kaluar perimetrin e përcaktuar të sigurisë dhe kishte hyrë në zonën e dedikuar për pushuesit, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e personave që ndodheshin në ujë.

Pas konstatimit të shkeljes, efektivët ndërhynë menjëherë për ndalimin e mjetit. Në përfundim të veprimeve administrative, Jet Ski-u u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi me inicialet P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se patrullimet dhe kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të mos hyjnë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button