AKTUALITETSTAR CHANNEL

Banesa me kredi me 0% interes, ministri Lamallari fton punonjësit e Policisë dhe Gardës të aplikojnë deri më 25 shtator

Punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) do të kenë mundësi të përfitojnë nga programi i qeverisë shqiptare për blerjen e banesës së parë me kredi me zero për qind interes bankar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve që plotësojnë kriteret të shfrytëzojnë këtë mundësi përpara mbylljes së afatit.

Aplikimet, të cilat janë hapur zyrtarisht më 27 gusht nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator. Programi përmban gjithsej 300 kuota të dedikuara për administratën publike dhe strukturat e sigurisë, të ndara si më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “”
  • Ministria e Punëve të Brendshme: 70 kuota
  • Ministria e Mbrojtjes: 70 kuota
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: 70 kuota
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit: 70 kuota
  • Policia e Burgjeve (Ministria e Drejtësisë):20 kuota

Duke sjellë në vëmendje rastin e Xhestinës, një punonjëse e Policisë së Shtetit që tashmë ka siguruar banesën e saj të re përmes kësaj skeme, Lamallari nënvizoi se kjo mbështetje synon të shpërblejë mundin dhe sakrificën e uniformave të kaltëra dhe familjeve të tyre.

“Nëse i shërbeni sigurisë së vendit dhe qytetarëve, mundi dhe sakrifica juaj dhe e familjes tuaj, shpërblehet! Shtëpia e parë për një familje të re, si ajo e Xhestinës, punonjëse e Policisë së Shtetit u bë e mundur falë programit të qeverisë shqiptare për kreditë me 0% interes bankar. Nëse je pjesë e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe plotësoni kriteret përfituese -apliko dhe ti! Aplikimet janë të hapura deri më 25 shtator.,” deklaroi ai.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, Xhestina, përfituese e programit, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen, duke thënë se falë kësaj mundësie ka siguruar shtëpinë e saj të re, ku do të vijojë jetën së bashku me fëmijët.

Përfituesja e programit i bëri thirrje edhe kolegëve të saj, veçanërisht familjeve të reja në polici, që të aplikojnë për të siguruar strehim me kushte lehtësuese financiare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button