KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident mbrëmjen e sotme në Vlorë, i riu humb kontrollin e monopatinës dhe përfundon në spital

Një i ri është aksidentuar mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me monopatinë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka humbur kontrollin e monopatinës dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime në gjymtyrë.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. I riu është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




