KRONIKËSTAR CHANNEL

E RËNDË NË KORÇË/ Sherr mes dy vëllezërve në lagjen numër 13-të, pl*goset me sëp*të njëri prej tyre

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka goditur me sëpatë vëllain e tij, duke e plagosur në shpatull.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por nuk ka mundur të qëndrojë gjatë në arrati. Forcat e Komisariatit të Policisë së Korçës kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij vetëm pak minuta pas incidentit.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në përplasjen mes dy vëllezërve, ndërsa pritet që pas përfundimit të veprimeve procedurale materialet t’i referohen Prokurorisë përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button