KRONIKËSTAR CHANNEL

U aksidentua në Fier/ Djali i vetëm i familjes lezhjane, sot i jepet lamtumira e fundit: Del FOTO e 19-vjeçarit që humbi jetën te “Trauma”

Pas një dite në luftë me vdekjen në Spitalin e Traumës, 19-vjeçari lezhjan Indrit Shyti, nga fshati Gurëz, nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial.

Indrit Shyti

19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës, çka i shkaktoi atij plagë të cilat i morën jetën në lule të rinisë.

Reklama në FieriWeb - “”

Indriti nuk mund t’iu mbijetonte plagëve pavarësisht ndihmës që mori te Spitali i Traumës në Tiranë, duke lënë pas një dhimbje të papërballueshme për dy prindërit Mhillin e Vojsavën dhe tre motrat Marisën, Ambrën dhe Marinën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button