KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës, ku ka humbur jetën Xhesjon Zogu 26-vjeçar, me profesion gazetar.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “”

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për 26-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button