POLITIKËSTAR CHANNEL

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë, nisin lëvizjet në qeveri

Kanë nisur lëvizjet në qeverinë e Edi Ramës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, rreth një vit pasi mori drejtimin e këtij dikasteri.

Mësohet se Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka bërë të ditur se do të largohet nga posti për t’iu rikthyer projekteve të saj akademike.

Reklama në FieriWeb - “”

Dorëheqja e ministres vjen në një moment kur në qeveri priten ndryshime dhe lëvizje të tjera. Ende nuk dihet nëse largimi i Evis Salës do të jetë i vetmi ndryshim në kabinetin qeveritar apo nëse do të pasohet nga zëvendësime të tjera.

Pritet që në vijim të bëhet i ditur edhe emri i personit që do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button