Tronditet Mirdita! Të shtëna me a*më zjarri, vr*tet një person.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mëngjesin e sotëm, ku një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Ndërfushas.
Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Sipas informacioneve paraprake, rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes. Njëkohësisht, vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.
Sipas raportimeve, Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023, në një ngjarje të dyshuar për motive hakmarrjeje.
Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar nga Policia.




