KRONIKËSTAR CHANNEL

Humb jetën në aksident me motor, ish-banori i “Big Brother VIP” 29-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të rënda

Një aksident i rëndë me motor i ka marrë jetën një 29-vjeçari në fshatin Llukar të Prishtinës. I riu, i njohur për aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe si ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, pësoi plagë të rënda si pasojë e aksidentit dhe, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Pas aksidentit, 29-vjeçari u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipi mjekësor tentoi t’i shpëtonte jetën. Megjithatë, për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga përplasja, ai ndërroi jetë.

Reklama në FieriWeb - “”

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit po hetohen nga autoritetet.

Lajmi për ndarjen nga jeta të 29-vjeçarit është bërë i ditur edhe nga mediat në Kosovë, duke shkaktuar reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga të afërm, miq dhe ndjekës të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I riu ishte bërë i njohur fillimisht përmes aktivitetit në TikTok, ndërsa më pas u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, duke u njohur më gjerësisht nga publiku.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button