KRONIKËSTAR CHANNEL

“Na jep 5 milionë euro ose largohu nga Shqipëria”/ Mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë pronarin e hotelit në Orikum, dy të arrestuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat kanë kërcënuar fillimisht me fjalë pronarin e hotelit, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe janë përdorur edhe armët. Autorët dyshohet se i kanë kërkuar pronarit shumën prej 5 milionë eurosh, duke e kërcënuar gjithashtu që të largohej nga Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - “”

Mes palëve ka pasur edhe një përplasje fizike, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, dy persona që udhëtonin me një automjet janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të dy personat janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime si pasojë e aksidentit.

Pas ngjarjes, dy personat e aksidentuar janë arrestuar nga Policia. Ata janë me origjinë nga Tirana.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Policia ka ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Kontrolle janë vendosur edhe në mbikalimin e Levanit, në Fier, ndërsa forca të shumta policie janë shpërndarë në zona të ndryshme të Vlorës, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë.

Uniformat blu po vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe zbardhur motivet e konfliktit.

Reklama në FieriWeb

Informacionet janë paraprake dhe pritet që Policia të japë detaje zyrtare në vijim.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button