KRONIKËSTAR CHANNEL

AKSIDENT NË LUSHNJE/ PËRPLASEN TRE AUTOMJETE, DËME TË SHUMTA MATERIALE

Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Lushnjes, në rrugën që të çon drejt stadiumit.

Ngjarja ka ndodhur pranë bizneseve të zonës mbi kanal, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative parakalimi, ku automjetet nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit, duke u përplasur dhe përfunduar të karamboluara.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të tre automjetet, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur veprimet për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të përplasjes.

Grupi i policisë po kryen verifikimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që pas përfundimit të veprimeve të përcaktohet edhe përgjegjësia për aksidentin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button