KRONIKËSTAR CHANNEL
ZJARRI NË LEVAN, MINISTRI I MBROJTJES NË TERREN PËR TË NDJEKUR NGA AFËR SITUATËN
Gjatë mbrëmjes së sotme, në Levan ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri në zonë.
Ministri është informuar në terren për përhapjen e flakëve, situatën dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Pavarësisht se zjarri vijon të jetë aktiv, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Strukturat e emergjencave janë të pozicionuara në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve vijon.




