KRONIKËSTAR CHANNEL
Dy vatra zjarri në pyllin e Hasturkas në Libofshë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Dy vatra zjarri janë evidentuar në pyllin e Hasturkas, në zonën e Libofshës, në dy pika të ndryshme të territorit.
Fakti që flakët janë shfaqur njëkohësisht në vende të ndryshme ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Situata paraqitet shqetësuese, ndërsa ndërhyrja në terren është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqen pyjore.
Pritet që autoritetet të verifikojnë rrethanat dhe të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.




