BOTASTAR CHANNEL

Shqipëria drejt BE-së, Mitsotakis: Mbështesim integrimin por progresi për pronat dhe të drejtat e minoritetit grek nuk mjafton! Do të ushtrojmë të drejtat tona

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por theksoi se rruga e çdo vendi drejt Bashkimit Evropian do të vlerësohet individualisht dhe në bazë të përmbushjes së kushteve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjet që lidhen me të drejtat e minoritetit grek, Mitsotakis deklaroi se progresi i bërë deri tani nuk është i mjaftueshëm dhe paralajmëroi se Greqia do të përdorë të drejtat e saj në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Reklama në FieriWeb - “”

“Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet trajtohen njësoj. Çdo rast është i veçantë dhe progresi i çdo vendi drejt Evropës vlerësohet individualisht. Natyrisht, varet edhe nga gjykimi i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian se kur do të hapet dhe kur do të mbyllet secili kapitull i negociatave me Bashkimin Evropian. Me të drejtë theksuat se kemi ende çështje që lidhen me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, të cilat ia kemi bërë të ditura Shqipërisë. Nuk është i mjaftueshëm progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave. Dhe të jeni absolutisht të sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona, në mënyrë që të jemi plotësisht të sigurt se të drejtat e pakicës mbrohen. Dhe e dini, kjo nuk është një çështje dypalëshe. Është një çështje që lidhet me të drejtën evropiane, me mbrojtjen e të drejtave. E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, ku, sigurisht, nuk ka asnjë progres thelbësor sa i përket negociatave evropiane. Prandaj, atje jemi në një fazë shumë më të hershme krahasuar me atë që po ndodh me Shqipërinë”, tha Mitsotakis.

Deklarata u bë gjatë konferencës tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ku kryeministri grek u pyet për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si edhe për ecurinë e tyre në procesin e integrimit evropian.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button