AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rama viziton Vlorën: Parku Aulona pritet të kthehet në hapësirë publike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, 7 shtator, një vizitë në Vlorë, ku fillimisht ka zhvilluar një takim në Universitetin e qytetit. Në vijim të vizitës, Rama është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.

Gjatë qëndrimit në këtë zonë, sipas burimeve, kryeministri ka deklaruar se Parku Aulona do të marrë një funksion të ri, duke u kthyer në një hapësirë publike të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës. Parashikohet që zona të shndërrohet në një lulishte, duke krijuar një ambient të aksesueshëm dhe të dedikuar për banorët.

Reklama në FieriWeb - “”

Projekti synon t’i japë kësaj pjese të qytetit një funksion të ri urban, duke krijuar një hapësirë të gjelbër për komunitetin në një nga zonat qendrore të Vlorës.

Në nisje të këtij sesioni, qeveria “ia dedikon” qytetarëve të gjitha vendimmarrjet. Përveç dhurimit të më shumë hapësirave publike, takimet e çdo të premteje janë një tjetër nismë e ndërmarrë nga PS ku deputetët e zonës do të dëgjojnë ankesat e qytetarëve, për t’i dhënë më pas zgjidhje nëpërmjet mekanizmave të reja të prezantuara nga qeveria.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button