AKTUALITETSTAR CHANNEL

Banorët e Patos-Marinzës protestojnë sërish para Bankers Petroleum: Paralajmërojnë bllokimin e vendburimeve

MARINËZ, FIER – Dhjetëra banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz, duke kërkuar respektimin e kontratave dhe kryerjen e pagesave për tokat që kanë dhënë me qira për aktivitetin e kompanisë.

Banorët, që vijnë nga disa prej fshatrave të zonës naftëmbajtëse, shprehen se prej kohësh përballen me probleme lidhur me zbatimin e kontratave të lidhura për tokat e tyre. Sipas tyre, pagesat për përdorimin e tokave janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për familjet e zonës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve po i vendos ata në vështirësi ekonomike.

Reklama në FieriWeb - “”

Protestuesit pretendojnë se kanë zhvilluar edhe më herët protesta dhe takime me drejtues të kompanisë, përfshirë CEO-n, por sipas tyre, deri tani nuk është gjetur një zgjidhje konkrete për shqetësimet e ngritura.

Një tjetër çështje e diskutuar lidhet me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Sipas banorëve, kompania ka argumentuar se AKBN nuk njeh disa prej shpenzimeve që lidhen me tokat. Në të njëjtën kohë, banorët thonë se u është kërkuar ndryshimi i kontratave ekzistuese dhe rishikimi i çmimit të qirasë së tokës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përfaqësues të banorëve pritet të zhvillojnë gjatë ditës një takim me drejtuesit e Bankers Petroleum, ku synohet diskutimi i kërkesave dhe gjetja e një zgjidhjeje.

Banorët paralajmërojnë se, nëse negociatat nuk do të sjellin një marrëveshje, protesta mund të përshkallëzohet më tej, deri në bllokimin e vendburimeve të naftës në zonë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në protestë janë banorë nga disa fshatra të zonës naftëmbajtëse, mes tyre Sheqishtë, Marinëz, Belinë, Zharrëz dhe Kallm.

Ata kërkojnë që kontratat e lidhura për përdorimin e tokave të respektohen dhe pagesat të kryhen sipas detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjet me pronarët.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button