Vonesa në fluturimet nga Londra/ Defekt në kontrollin e trafikut ajror, pezullohen fluturimet në aeroporte
Të gjitha fluturimet në nisje nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Heathrow dhe Gatwick, janë prekur rëndë nga një “defekt në sistemin e kontrollit të trafikut ajror”, duke shkaktuar bllokimin e mijëra pasagjerëve në të gjithë vendin, për shkak se fluturimet janë pezulluar.
Autoritetet thane se mund të duhet “pak kohë” që situata të normalizohet.
Më të prekurat janë nisjet nga aeroportet e Londrës, ku që prej raportimit të defektit, pak fluturime kanë mundur të ngrihen në oraret e planifikuara.
Shumica e fluturimeve që duhej të niseshin pas orës 14:00 nga aeroportet Heathrow, Gatwick, Stansted dhe London City jane vonuar ose edne nuk jane nisur. Probleme janë raportuar edhe në aeroporte të tjera në të gjithë vendin, përfshirë Manchester, Edinburgh, Birmingham dhe Belfast.
Shërbimi britanik i kontrollit të trafikut ajror beri me dije se autoritetet ndodhen në terren dhe po punojnë me emergjencë për të rikthyer funksionimin normal sa më shpejt.
Autoriteti shtoi se fluturimet po vijonin të kryheshin dhe hapësira ajrore mbetej e hapur, por paralajmëroi se rikthimi në normalitet “do të kërkojë pak kohë”.
Aeroportet britanike kërkuan ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe u kanë bërë thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacionet më të fundit mbi fluturimet e tyre.




