KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, tre makina përplasen kokë më kokë, dy drejtues në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në përplasjen kokë më kokë. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip Fiat, mjeti tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pas kontaktit me Fiat-in, Benz-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip Ford, i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Lushnjës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për shkak të përplasjes, qarkullimi rrugor është bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa automjetet që udhëtonin në drejtim të Lushnjës dhe Beratit janë devijuar përmes një rruge alternative.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button