KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Kontrollet intensive me pajisje inteligjente, 6 drejtues procedohen penalisht dhe mbi 900 masa administrative

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore urbane, interurbane dhe lokale, si dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, duke përdorur edhe pajisje inteligjente për monitorimin e qarkullimit.

Gjatë kësaj jave, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, janë proceduar penalisht 6 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Reklama në FieriWeb - “”

Një prej tyre është proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Të tre ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 3 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor të konstatuara në kuadër të aksidenteve. Një prej tyre është arrestuar, ndërsa 2 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve parandaluese janë vendosur gjithsej:

  • 772 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, kryesisht në rrugët interurbane dhe autostradën A2;
  • 29 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
  • 4 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
  • 64 masa për parakalim të gabuar;
  • 2 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 5 masa për manovra të rrezikshme;
  • 66 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Në total, janë vendosur 942 masa administrative gjatë kësaj periudhe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, Policia Rrugore ka sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë, përdorimin e rripit të sigurimit dhe ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button