ARSIMISTAR CHANNEL

Arsimi profesional në Fier shënon rritje të regjistrimeve, shkollat “Petro Sota” dhe “Rakip Kryeziu” tërheqin më shumë nxënës

Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë interes tek të rinjtë në Fier. Edhe pse regjistrimet për vitin e ri shkollor nuk janë mbyllur ende, shkollat profesionale në qytet kanë shënuar rritje të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë.

Shkolla “Rakip Kryeziu” ka regjistruar këtë vit rreth 20% më shumë nxënës, ndërsa “Petro Sota” vijon të ketë numrin më të madh të nxënësve. Për këtë vit shkollor, në këtë shkollë pritet të jenë gjithsej rreth 730 nxënës, pjesa më e madhe e të cilëve ndjekin profilet industriale.

Reklama në FieriWeb - “”

Rritjen e interesit për arsimin profesional drejtuesit e shkollave e lidhin me mundësitë për punësim pas përfundimit të shkollës, por edhe me përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së ambienteve mësimore.

Në shkollën “Rakip Kryeziu” janë shtuar dy laboratorë të rinj për përpunimin e frutave dhe qumështit. Laboratorët ofrojnë mundësi për më shumë praktikë dhe përgatitje profesionale për nxënësit që ndjekin degët bujqësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një tjetër investim i rëndësishëm është konvikti i rindërtuar së fundmi, i cili u krijon mundësi për të ndjekur arsimin profesional edhe nxënësve që vijnë nga zona të ndryshme të vendit.

Në Qarkun e Fierit funksionojnë tre shkolla profesionale, dy në Fier dhe një në Lushnje. Ato ofrojnë profile të ndryshme profesionale, me synim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Regjistrimet për arsimin profesional vijojnë deri në fund të muajit shtator.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button