AKTUALITETSTAR CHANNEL
Marinëz/ Banorët ngujohen në zyrat e Bankers, vendosin afat për përgjigjen mbi qiratë e tokave

Marinëz – Rreth 15 banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në ambientet e zyrave të kompanisë Bankers Petroleum, pas protestës së zhvilluar për problematikën e qirave të tokave.
Banorët kanë zhvilluar një takim me një përfaqësues të kompanisë, ku kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me pagesat e qirave dhe zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me Bankers.
Pas takimit, palët kanë lënë një afat deri në orën 14:00 të së shtunës, kohë deri në të cilën banorët presin një përgjigje për kërkesat e tyre.
Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e kompanisë gjatë natës dhe se nuk do të largohen deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete për problematikën e qirave të tokave.




