AKTUALITETSTAR CHANNEL

Drejtori i Policisë, Skënder Hita: “Goditni grupet kriminale, kapni personat me armë e drogë dhe forconi kontrollet në shkolla”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, ku kërkoi intensifikimin e punës për goditjen e kriminalitetit, kapjen e personave në kërkim dhe forcimin e sigurisë në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Në fokus të takimeve ishte fillimisht siguria e nxënësve. Hita kërkoi që drejtuesit vendorë të Policisë të monitorojnë personalisht zbatimin e planit të masave për garantimin e perimetrit të sigurisë së shkollave dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Reklama në FieriWeb - “”

Ai kërkoi gjithashtu intensifikimin e kontrolleve brenda dhe jashtë ambienteve të shkollave, me qëllim identifikimin dhe goditjen e personave që mund të nxisin të miturit drejt veprimtarisë kriminale.

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi strukturave vendore dhe kufitare të Policisë:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • goditjen e krimeve të rënda, armëmbajtjes pa leje dhe veprave penale në fushën e narkotikëve;
  • goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim;
  • forcimin e luftës kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve përmes hetimeve proaktive;
  • përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunikimit me ta;
  • rritjen e sigurisë rrugore dhe përdorimin efektiv të teknologjisë për parandalimin e aksidenteve.

Hita theksoi se besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është një element kyç në përmbushjen e detyrave. Sipas tij, ky besim forcohet përmes angazhimit më të madh të strukturave policore dhe adresimit në mënyrë të plotë dhe zgjidhëse të shqetësimeve të qytetarëve të paraqitura përmes platformës së bashkëqeverisjes dhe kanaleve zyrtare të Policisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button