KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Margëlliç të Patosit, elektricisti rrëzohet nga shtylla dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Margëlliç të Patosit këtë pasdite. Një elektricist ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një shtyllë elektrike gjatë kohës që ishte duke kryer punimet.

Viktima është Ermal Debrova, 46 vjeç. 46-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rënies dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, nuk ka mundur të mbijetojë.

Reklama në FieriWeb - “”

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe emergjencës.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj tragjedie, përfshirë mënyrën se si ka ndodhur aksidenti gjatë punës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button