KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Margëlliç të Patosit/ Elektricisti humb jetën pasi rrëzohet bashkë me shtyllën elektrike

PATOS – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Margëlliç të Patosit, ku 46-vjeçari Ermal Debrova, elektricist, ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, e cila është rrëzuar duke e marrë me vete edhe punonjësin.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vendngjarje, FIERI WEB ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet shtylla pas rrëzimit. Sipas konstatimeve në terren, ajo rezulton se ishte futur vetëm rreth 60 centimetra në tokë dhe ishte mbuluar vetëm me dhe, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e instalimit dhe sigurinë e punimeve.

Rrëzimi i shtyllës rezultoi fatal për 46-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Tashmë pritet që hetimi të zbardhë nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë, kush ishte përgjegjës për vendosjen e shtyllës dhe nëse ka pasur shkelje apo neglizhencë që çuan në këtë tragjedi.

Kush mban përgjegjësi për jetën e një punonjësi që humbi jetën në vendin e punës? Përgjigjen pritet ta japë hetimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🎥 Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes: FIERI WEB

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button