AKTUALITETSTAR CHANNEL
Stuhia dëmton serrat në Strum të Roskovecit, fermeri pëson dëme
Stuhia e fortë që përfshiu paraditen e sotme zonën e Roskovecit ka shkaktuar dëme edhe në sektorin bujqësor.
Një prej dëmeve është regjistruar në fshatin Strum, ku erërat e forta kanë dëmtuar një serë bujqësore.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e FieriWeb, duket qartë struktura e serrës e dëmtuar nga forca e erës. Sipas fermerit, sera ishte përgatitur për mbjelljen e trangullit, ndërsa dëmtimi i saj rrezikon të sjellë humbje për të.
Fenomenet e motit të keq kanë shkaktuar probleme në disa zona, ndërsa fermerët mbeten ndër më të ekspozuarit ndaj dëmeve nga erërat e forta dhe reshjet.
FieriWeb do të vijojë të raportojë mbi pasojat e stuhisë në zonën e Roskovecit dhe në Qarkun Fier.




