POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama paralajmëron hapjen e 4 universiteteve të reja, një prej tyre në Fier

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një plan të ri për zgjerimin e arsimit të lartë në Shqipëri, duke paralajmëruar hapjen e katër universiteteve të reja në vend.

Gjatë një bisede në podcast-in “Flasim”, Rama zbuloi edhe qytetet ku pritet të ngrihen institucionet e reja të arsimit të lartë: Fieri, Vlora, Korça dhe Tirana.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas kryeministrit, secili prej universiteteve do të ketë një profil të përcaktuar, në varësi të nevojave dhe zhvillimeve të vendit.

Universiteti i Fierit pritet të jetë i fokusuar në mjekësi dhe ekselencë, duke synuar krijimin e një qendre të rëndësishme për formimin e profesionistëve të fushës së shëndetësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, universiteti që pritet të hapet në Vlorë do të jetë një institucion i përgjithshëm dhe më i madh, ndërsa Korça do të ketë një universitet të orientuar drejt teknologjisë dhe inteligjencës artificiale (AI).

Institucioni i katërt do të ngrihet në Tiranë dhe, sipas Ramës, do të jetë gjithashtu një universitet i përgjithshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Një është Universiteti i Fierit, i cili do të jetë një universitet ekselence për mjekësi, ai i Vlorës, i cili do të jetë i përgjithshëm dhe më i madh. Një tjetër në Korçë për teknologjinë dhe AI dhe tjetri në Tiranë, po ashtu i përgjithshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare pritet të nënshkruajë një marrëveshje me një prej rrjeteve më të mëdha universitare në botë, me bazë në Londër. Sipas tij, pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe plani i përbashkët për hapjen e Universitetit të Mjekësisë në Fier.

Reklama në FieriWeb

Hapja e këtij universiteti në Fier do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm për qytetin dhe rajonin, duke e pozicionuar Fierin si një prej qendrave të reja të arsimit universitar në vend, veçanërisht në fushën e mjekësisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button