Mes lotëve dhe dhimbjes, i jepet lamtumira e fundit nga miqtë dhe kolegët Giorgos Mazonakis

Këtë të hënë, këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis u përcoll për në banesën e fundit në Kishën e Trinisë së Shenjtë, në Nikaia, në periferi të Athinës. Familjarë, miq, kolegë nga bota e artit, figura publike dhe qindra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit.
Në ceremoninë mortore morën pjesë shumë emra të njohur të muzikës, televizionit dhe jetës publike, ku mes tyre ishin Natasa Theodoridou, Elena Paparizou, Nikos Economopoulos, Nikos Vertis, Giorgos Sampanis, Nikos Kourkoulis, Petros Imbrios, Yiannis Vardis, Nikos Vourliotis, së bashku me shumë miq dhe bashkëpunëtorë të tij.

Të pranishëm ishin edhe persona me të cilët Mazonakis kishte bashkëpunuar në “The Voice”, mes tyre Christos Mastoras, Panos Mouzourakis, Giorgos Kapoutzidis dhe Giorgos Lianos.
Ceremoni nisi në orën 13:00 dhe përfundoi në pak para orës 15:00, ndërsa varrimi i tij u bë më pas në Varrezat e 3-ta, në një rreth të ngushtë familjar.

Dhimbja dhe largimi i tij në këtë moshë ishte e pranishme të miqtë dhe kolegët e tij. Natasa Theodoridou u shfaq me lotë në sy, ndërsa ndërsa Maria Bekatorou, George Sampanisl, i cili shoqërohej nga partnerja e tij Ioanna Sarri, Elena Paparizou, dolën nga kisha duke qarë.
George Arsenakos, Paola, Stan, Dimitris Skoulos, Takis Zacharatos me George Davlas dhe Nikos Kourkoulis ishin gjithashtu në gjendje të keqe dhe rënduar emocionale.

Po ashtu në ceremoni morën pjesë edhe figura politike përfshirë kryetarin e bashkisë së Athinës Haris Doukas, Ministrin e Shëndetësisë Adonis Georgiadis, Ministren e Turizmit Olga Kefalogianni dhe udhëheqësen e Kursit të Lirisë, Zoe Konstantopoulou.

Kujtojmë se këngëtari ndërroi jetë disa ditë më parë, në moshën 54-vjeçare teksa po i nënshtrohej plazmaferezës, një procedurë në të cilën plazma e gjakut hiqet, filtrohet dhe i kthehet trupit. Klinika private në të cilën ai po trajtohej reklamonte shërbime për jetëgjatësi dhe anti-plakje, por nuk kishte licencë për të kryer procedurën, e cila mund të realizohet vetëm në spitale të pajisura plotësisht.
Lidhur me vdekjen e këngëtarit akuzohen dy mjekë të cilët dolën sot para një gjyqtari hetues për tu marrë në pyetje për atë që ndodhi në klinikën private në lagjen luksoze Kolonaki të Athinës.





