AKTUALITETSTAR CHANNEL

‘Territorialja’/ Komisioni i ngarkuar nga Këshilli përgatit relacionin kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, zhvillohen dëgjesa me qytetarët

Komisioni i ngarkuar nga Këshilli Bashkiak i Divjakës për të përgatitur relacionin kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, pas një muaji punë dhe argumentesh, ka dalë në terren për të marrë edhe mendimet e qytetarëve në dëgjesa publike.

Dëgjesa e parë është organizuar në Divjakë, ku, përveç komisionit, salla ishte mbushur nga qytetarë të interesuar.

Reklama në FieriWeb - “”

Takimi fillimisht ka qenë me tone të ashpra, pasi disa nga pjesëmarrësit kanë kërkuar që të kishte prezencë të deputetes së zonës dhe përfaqësues nga hartuesit e Reformës Territoriale.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, ka informuar pjesëmarrësit me relacionin e përgatitur nga komisioni, material i cili do të paraqitet në Kuvend për të kundërshtuar projektin territorial për shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndër të tjera, Gorrea ka renditur faktet, të cilat sipas tij janë një armë e fortë që Kuvendi të mos miratojë shkrirjen e Bashkisë Divjakë.

Edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak, përfaqësues i opozitës, Eugen Verdho, u shpreh se opinionet e qytetarëve do të gjejnë vend në materialin e komisionit për të mbrojtur pozitat e Divjakës si bashki.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Disa nga pjesëmarrësit që shprehën mendimet dhe argumentet e tyre janë të gjithë kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, duke bërë edhe thirrje që në protestën që mbahet prej 45 ditësh të jetë e pranishme, për t’i mbështetur, edhe administrata, fermerët dhe bizneset.

Dëgjesat do të vazhdojnë edhe në njësitë administrative ditët e ardhshme.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button