NIS SEANCA NË HAGË, PRITET VENDIMI PËR KATËR ISH-KRERËT E UÇK-së

Ka nisur në Hagë seanca gjyqësore gjatë së cilës pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në sallën e gjyqit ndodhen katër ish-komandantët e UÇK-së, ndërsa Gjykata Speciale pritet të shpallë vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vite.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe gjatë tij u dëgjuan dëshmitë e qindra personave, ndërsa në gjykatë u paraqitën mijëra dokumente dhe prova.
Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes kanë paraqitur argumentet e tyre përgjatë procesit, ndërsa tashmë vëmendja është te vendimi i trupit gjykues.
Seanca po zhvillohet aktualisht në Hagë.




