KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, një person përfundon në spital

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë tre automjete, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë.

Aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës, ku tre automjete janë përplasur njëri pas tjetrit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar disa lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Për të shmangur përplasjen me të, një automjet tip Benz ka frenuar, ndërsa dy mjetet e tjera janë përplasur në seri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut, si dhe grupi hetimor që po dokumenton rrethanat e aksidentit.

Gjithashtu, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat po kujdesen për pastrimin e karrexhatës nga mbetjet e automjeteve të përfshira në aksident.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përplasja ka shkaktuar rëndim të qarkullimit në këtë segment të autostradës.

https://www.instagram.com/reel/DfNedG5xSIW/?cplk=MXJxZnhpNmtsaTBrZA==

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button