AKTUALITETSTAR CHANNEL

Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: “Dënimi i Thaçit, skandaloz”

Ish-i dërguari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grenell e ka cilësuar si “skandaloz” dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur kritika të forta ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Reklama në FieriWeb - “”

Në reagimin e tij, Grenell ka kërkuar gjithashtu mbylljen e Gjykatës Speciale, duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapa për shpërbërjen e saj.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë është skandaloz”, është shprehur Grenell.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai ka kritikuar edhe financimin e gjykatave ndërkombëtare, duke argumentuar se Kosova nuk duhet të vazhdojë të mbështesë një strukturë të tillë gjyqësore jashtë vendit.

Reagimi i Grenell vjen menjëherë pas shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, në një proces që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button