AKTUALITETSTAR CHANNEL

Rritje tarifash mes humbjeve rekord, KLSH: 70% e ujit në Fier nuk faturohet

Pothuajse 7 nga 10 litra ujë që prodhohen nga Ujësjellës Kanalizime Rajonale Fier nuk sjellin të ardhura për kompaninë. Shifra alarmante del nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili evidenton probleme të rëndësishme në administrimin e sistemit të furnizimit me ujë në qark.

Sipas raportit, vetëm 30.41% e ujit të prodhuar rezulton i faturuar, ndërsa 69.59% klasifikohet si ujë pa të ardhura. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e ujit të prodhuar humbet në rrjet ose nuk gjeneron të ardhura për shoqërinë.

Reklama në FieriWeb - “”

KLSH evidenton se humbjet nuk lidhen vetëm me amortizimin dhe defektet e rrjetit. Në raport përmenden edhe lidhjet e paligjshme, nënfaturimi dhe problemet në administrimin dhe matjen e konsumit.

Një tjetër problem i evidentuar është matja e ujit të prodhuar. Nga rreth 21 milionë metra kub ujë të prodhuar gjatë vitit, vetëm rreth dy të tretat monitorohen përmes matjeve reale, ndërsa pjesa tjetër përcaktohet nëpërmjet vlerësimeve. Sipas auditimit, kjo e vështirëson përcaktimin e saktë të nivelit të humbjeve dhe të ardhurave që duhet të arkëtohen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

513 litra prodhohen, vetëm 156 litra faturohen për banor

Shifrat janë edhe më domethënëse në raport me popullsinë. Për çdo banor prodhohen mesatarisht 513 litra ujë në ditë, ndërsa vetëm 156 litra rezultojnë të faturuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pra, diferenca është rreth 357 litra për banor në ditë, të cilat nuk rezultojnë të gjenerojnë të ardhura për sistemin.

Në një situatë të tillë, rritja e tarifave ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si do të përmirësohet gjendja financiare e sektorit. Auditimi nënvizon nevojën për masa konkrete për matjen e plotë të ujit të prodhuar, evidentimin dhe goditjen e lidhjeve të paligjshme, reduktimin e nënfaturimit dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Reklama në FieriWeb

Sipas gjetjeve të KLSH-së, pa ndërhyrje për reduktimin e humbjeve dhe përmirësimin e administrimit, ekziston rreziku që kostot e joeficiencës së sistemit të përballohen nga abonentët që paguajnë rregullisht faturat e ujit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button