AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shtohen rastet me demencë, organizohet në Elbasan konferenca për gjetjet e fundit mbi këtë sëmundje

Mbi 50 përfaqësues nga 20 vende të ndryshme të botës morën pjesë në konferencën “Etika dhe Demencia” për të prezantuar gjetjet e fundit mjekësore mbi këtë sëmundje.

Specialistët vërejnë me shqetësim se numri i të prekurve nga demenca është në rritje dhe grupmosha është ulur.

Reklama në FieriWeb - “”

Sigurd Lauridsen nga Universiteti i Danimarkës Jugore tha: “Mund të ketë disa faktorë që të ndikojnë në shfaqen e demencias në moshë të hershme të cilët mund të jenë, duhani, alkoli, mungesa e aktivitetit fizik, diabeti i tipit 2 të gjithë këta janë faktorë rreziku. Por rritja e numrit të pacientëve që konfirmohen me këtë sëmundje lidhet edhe me rritjen e moshës së popullatës dhe ndryshimin demografik”.

Ne kemi bërë disa kërkime dhe është e vështirë të përcaktojmë një moshe se kur fillon demencia por rastet me të shumta janë mbi moshën 55 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Janë bërë disa studime dhe disa gjetje për të trajtuar demencian dhe për ta penguar zhvillimin e saj të paktën për disa vite, në Bashkimin Europian ka disa gjetje që deri diku mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundjeje por nuk ka një kurë të caktuar.

Konferenca e zhvilliar nga Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan bëri bashkë studiues, ekspertë dhe profesionistë të fushës të cilët krijuan një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, dhe prezantimin e gjetjeve mbi fushën e etikës dhe demencës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Demenca është një sëmundje e vështirë që ndikon jo vetëm në jetën e pacientit por gjithashtu edhe të familjarëve.

Në Shqipëri ende nuk ka një regjistër zyrtar mbi numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje por referuar një analize të e Global Burden of Disease vlerësohet se në 2019 rreth 36,079 persona në Shqipëri jetonin me demencë,, ndërsa për vitin 2050 parashikohen rreth 86,733 persona.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button